Rina Balaj ka fituar vëmendjen e fansave me disa postime të dyshimta në mediat sociale. Ajo ka publikuar në Instagram një mesazh ku shkruhet “To the moon and back”(Deri në pafundësi). Më pas dorën e saj ku shihet një unazë me gur, e ngjashme me ato të fejesave. Kaq ka mjaftuar që fansat të aludojnë se ajo mund të jetë fejuar.
Kjo vjen pas raportimeve se Rina dhe Sin Boy janë rikthyer bashkë dhe këtë periudhë po e kalojnë duke bërë udhëtime nëpër Europë. Këngëtarja habiti jo pak për Shën Valentin kur publikoi në Instagram disa foto ku shfaqej me trëndafila të kuq, dhe në njërën prej tyre janë dy gota me verë.
Krah postimit Rina shkruante 14, duke nënkuptuar nuk e ka kaluar vetëm festën e Shën Valentinit së fundmi. Në 2022 ajo i dha fund lidhjes disavjeçare me Sin Boy dhe ndarja e tyre u shoqërua me disa drama në Internet. Madje u tha se e gjitha ishte marketing por vetë Rina e mohoi. “Gjithçka ka ndodhur si duhej të ndodhte. Nuk ishte e shpejt apo e papritur.”– ka deklaruar Rina.
Ndryshe, Rina eshte kengetare mjaft e pelqyer sidomos nga moshat e reja ku me kenget e saj pelqehet shume dhe kenget e saj behen menjehere hite duke marre mijera klikime. Ajo ka sjellur shume kenge ritmike por e njohur eshte edhe per disa balada qe i ka kenduar mjaft bukur me zerin unik qe ka.