Arya Permana, 13 vjeç nga Karawang, West Java, Indonezi, bëri një ndërhyrje në stomak e më pas me ndihmën e trajnerit të tij personal Ade Rai, shpëtoi nga mbipesha.
Ai ishte fëmija më i shëndoshë në botë, aq sa nuk mund të lëvizte dot nga vendi.
Por më stërvitjen e duhur dhe dietën strikte hoqi 110 kilogramët e tepër nga trupi.
Kur ishte vetëm 10 vjec, ai peshonte 190 kilogram.
Shkak i shëndoshjes së tij ekstreme ishte konsumi i ushqimeve me sheqer.
Ato të gjitha i hoqi dhe i zvendësoi me fruta dhe perime dhe nisi një stërvitje ekstreme.
Trajneri i tij është cilësuar si simboli i shpresës.
Ndërsa Arya thotë se tani është shumë i lumtur.
Ai mund të ecë dhe mund të luajë.
“Më pëlqen të luaj edhe futboll”, thotë ai, “Eci 5 km me miqtë e mi dhe çdo pasdite luaj futboll me ta.
Klubi im i preferuar i futbollit është Liverpool FC dhe lojtari im i preferuar është Roberto Firmino.
Unë dua të luaj si ai.”
Ai tani nuk është më në listën e rekordeve si fëmija më i shëndoshë në botë.