Fëmija më i vogël në botë, Charlotte Garside, edhe pse është pesë vjeçe, ka përmasat e një të porsalindure.

Ajo është 68 cm e gjatë, peshon 4 kg, dhe nuk është më e madhe se sa një arush pellushi.

Por pavarësisht kësaj anomalie fizike me të cilën ka lindur, Charlotte ka ndërmarrë një hap shumë të rëndësishëm së fundmi, pasi ka nisur të shkojë në shkollë.

Charlotte ka lindur me një anomali shumë të rrallë fizike, aq të rrallë saqë mjekët nuk kanë ditur as t’i vënë një emër, por pavarësisht parashikimeve të tyre se ajo do të vdiste përpara se të shkonte 1 vjeç, Charlotte është tashmë një 5-vjeçare e shëndetshme dhe aktive, pavarësisht përmasave jo të zakonta.

Prindërit e saj, pavarësisht problemeve fizike me të cilat jeton vogëlushja, janë munduar t’i krijojnë një jetë normale, Charlotte, e cila me fillimin e shkollës, sipas tyre, po ja del mbanë shumë mirë të përshtatet me fëmijët e tjerë.

“Ajo mund të duket e vogël, por ka një personalitet të madh dhe ka dëshirën për të bërë gjithçka që bëjnë fëmijët e moshës së saj”, pohon nëna e 5-vjeçares.

Shiko Fotot: