Fëmijët me inteligjencë natyrale kanë këto 5 karakteristika

Shpesh në diskutime me prindërit do të kuptoni se shumica prej tyre tregojnë se kanë fëmijë inteligjentë.

Kjo sepse çdo prind e cilëson fëmijën e tij si inteligjent.

Dashuria që kanë për të vegjlit e tyre i bën të mendojnë se çdo gjest apo çdo mendim i tyre është i mençur.

Megjithatë, ekspertët e psikologjisë kanë dalë në përfundime se në fakt fëmijët që janë inteligjentë të lindur kanë disa karakteristika të përbashkëta.

Nëse edhe fëmijët tuaj i kanë këto karakteristika, atëherë me siguri ata kanë një inteligjencë të lindur.

Megjithatë, edhe nëse nuk i kanë kjo nuk do të thotë se ata nuk janë inteligjentë sepse inteligjenca e fëmijëve është shumë individuale dhe ata spikasin në fusha të ndryshme.

– Kanë një interes shumë të fortë ndaj shkencës ose literaturës.

– Kanë memorie më shumë se të mirë dhe mbajnë mend çdo detaj.

– Kanë aftësi për të zbërthyer pikturat abstrakte dhe dinë të konceptualizojnë.

– Janë të prirur të pranojnë kompleksitetin dhe ta kuptojnë atë.

– Dinë të disiplinojnë veten dhe nuk kanë nevojë për kontrollin e prindërve apo mësuesve.