Web Analytics
BallinaSHOWBIZFero bën deklaratën e fortë: Po mos të kisha fëmijë nuk do...

Fero bën deklaratën e fortë: Po mos të kisha fëmijë nuk do të kisha arritur ta kuptoja sensin e jetes

Reperi Fero ka folur së fundmi teksa ishte i ftuar në emisionin “Më lër të Flas”, rreth jetës së tij personale.

Ai u shpreh se partnerja e tij Arbenita e kupton në çdo çast dhe kanë një marrëdhënie të shkëlqyer me njëri-tjetrin.

“Me Arbentiën kuptohemi për çdo gjë, unë jam i thjeshtë, ndonjëherë e humb kohën me gjëra që nuk ia vlen, ajo më kupton për çdo gjë”, tha ai.

Gjithashtu ai foli edhe për vajzën e tij, duke thënë:

“Si baba momentalisht ndihem shumë ndryshe nga ai që kam qenë para se të isha prind. Jam shumë falenderues sepse po mos të kisha fëmijë nuk do të kisha arritur ta kuptoja sensin e jetës. Dua që vajza ime të jetë shembullore në çdo aspekt.”

Çifti Fero dhe Arbenita, u bënë prindër për herë të parë me datë 24 prill të vitit 2021. Modelja solli në jetë një vajzë, të cilën e pagëzuan me emrin Nina.

Lidhja e këngëtarit Feron Shabani, i njohur me emrin e artit Fero, me modelen Arbenita Ismajli u zbulua që në fund të vitit 2018.

Në muajin prill të vitit të kaluar, modelja bukuroshe Arbenita Ismajli dhe reperi Fero u bënë prindër për herë të parë.

Ishte ‘Iconstyle.al” që zbuloi që herët shtatzëninë e modeles, të cilën më vonë Arbenita e konfirmoi edhe vetë në rrjete sociale.

Ajo solli në jetë vogëlushen Nina, portretin e së cilës s’ka ngurruar ta ndajë me ndjekësit e saj në rrjete sociale.

Herë pas here në Instagram, dyshja na kënaq sytë me pozat e bukura familjare dhe me të ëmblën Nina, e cila po rritet dita-ditës.

Ajo që u vu re është se Nina nuk ka një llogari në “Instagram” duke qenë se u kthyer në një “trend” hapja e profilit personal të bebushëve në Instagram.

E pyetur nga ndjekësit se përse nuk i ka hapur një llogari vogëlushes, Arbenita nuk ka ngurruar që të përgjigjet.

“Ende nuk është e rritur mirë dhe edukuar për këtë gjë. Instagrami ka anët pozitive po edhe negative. Mendoj se i takon asaj kjo zgjedhje dhe jo mua”, është përgjigjur Arbenita./iconstyle

Rrjetet Sociale

Na ndiqni
613,801FansaPëlqeje
28,304NdjekësitNdjek
1,003NdjekësitNdjek

Të Fundit