Fero dhe Arbenita ‘mashtruan’ publikun, modelja zbulon raportet e tyre

Janë një prej çifteve që komentohen më së shumti dhe raporti i tyre është çdo herë në fokus të mediave.

Dhe së fundi u përfol për një tjetër ndarje në mes të Feros dhe Arbenitës, pasi ata të dy nuk ndiqnin njëri-tjetrin në Instagram.

Por, për t’i larguar të gjitha dyshimet, modelja e njohur ka postuar një foto përkrah reperit duke lënë të kuptohet se ata vazhdojnë të jenë bashkë dhe të lumtur.

Kujtojë që lidhja e tyre është përcjellur vazhdimisht me thashetheme të tilla, e sidomos pas videos së publikuar në media të Arbenitës ku shihej duke u puthur me një mashkull tjetër.

Ndryshe, Arbenita dhe Fero janë larg njëri-tjetrit gjatë kësaj kohe për shkak të Covid-19./Indeksonline/