Fero në krye të artistëve shqiptarë në listën e më të kërkuarve në YouTube

Fero ka publikuar një listë në llogarinë e tij në Instagram e cila tregon se ai po qëndron në krye të artistëve më të kërkuar shqiptarë.

Sipas kësaj liste, shqiptarët kanë kërkuar fillimisht për “Cka ka shpija” dhe më pas për Feron.

“TOP SEARCH I SHQIPTARVE JO I KINEZVE”, ka shkruar reperi poshtë postimit.

Ndryshe, së fundmi Fero ka nxjerrë albumin i cili është mirëpritur nga fansat e tij.