Festa e “djegu” Instagramin me fotot e fundit

Moderatorja Festa Qoqaj ka treguar edhe një herë super format e saj.

Festa, e cila para se të fillojë karrierën si moderatore ishte e njohur edhe për paraqitjet e saj si bllogere, ka vendosur që 184 mijë fansat e saj t’i argëtojë me foto sensitive.

Që disa muaj ajo është moderatore e emisionit “Express Rozë”, një emision me lajme dhe intervista për showbizin shqiptar që transmetohet në T7.

Në fotot e saj të fundit ku Festa tregon asetet e saj duke vënë gjoksin në plan të parë.

Përpos kësaj ajo mbrëmë ishte paraqitur edhe me një fustan elegant i cili vinte në pah linjat e moderatores, kurse para disa jave është fotografuar e nxehtë në të brendshme rozë. /Express/