Festë e dyfishtë në familjen e “Çënarit”

Familja e aktorit të njohur turk Tolgahan Sayisman që te shqiptarët njihet si “Çënari”, është një nga familjet më të përfolura, e vëmendjën e mori prej kur Tolgahan u martua me bukuroshen shqiptare Almeda Abazi.

Familja e tyre përbëhët nga tre anëtarë, Tolgahan, Almeda dhe djali i tyre i vogël Efehan që erdhi në jetë në muajin maj të vitit të kaluar.

Që janë fytyra të njohura për publikun, Tolgahan si aktor e Almeda si modele dhe këngëtare, e kjo bën që të përfolet çdo lëvizje e tyre, duke u komentuar për çdo postim që ata sjellin në rrjete sociale.

E sot, është ditë e rëndësishme për ta, kjo për shkak të ditëlindjes së 28-të Almedës, por që më këtë datë ata kanë kurorëzuar lidhjen e tyre me martesë që u bën plotë tri vite nga martesa e tyre, e kjo datë është festë e dyfishtë për ta.

Për t’ia bërë këtë ditë më të bukur ishte “Çënari” ai që i uroi ditëlindjen i pari me një postim në Instagram, me disa fjalë të ëmbla:

“Mirë që u linde bota ime e bukur”, shkruajti ai në mbishkrimin e videos.

Për urime janë kujdesur edhe fansat e Almedës që në orët e para i uruan ditëlindjen, e bukuroshja i ka ripostuar ato duke u ndjerë e bekuar me njerëzitë që e rrethojnë./Kosovarja/