Feston sot ditëlindjen/ Ardian Bujupi ‘arratiset’ në Spanjë me Sabrine, balerina i bën urimin romantik

Këngëtari i njohur shqiptar Ardian Bujupi feston sot ditëlindjen, ai ka lindur në 1991 dhe bën sot 31 vjeç.

Dhe këtë ditë të veçantë ai ka zgjedhur ta festojnë me Sabrine Khan dhe disa miq të tjerë, duke ‘u arratisur’ drejt Sapnjës.

Në rrjetet sociale, Ardiani dhe Sabrine janë shfaqur në krahët e njëri-tjetrit më të afërt se kurrë.

Teksa Sabrine i ka bërë edhe një urim të ëmbël, ajo ka publikuar një foto të tyre ku shkruan: “Një nga njerëzit më të mirë, të dua”.