“Fifi ballafaqohet me Donaldin në gjykatë”

Këngëtarja Fifi e ftuar së fundmi në emisionin “Më lër tëflas” të cilin e drejtojnë Romeo dhe Donald Veshaj ka folur për situatën e krijuar javën e kaluar rreth një skeçi të momentit kur Fifit i ra të fikët në BBV.

Kjo duket se e kishte acaruar këngëtaren nga Ferizaj në masë të madhe, gjersa bëri një reagim publik duke thënë se do t’i dërgojë në gjyq.

“Erdha tek ju se do bëj gjyqin me Donaldin.

Nuk u konsultova dot me ju juve, ju mora nga tre herë në telefon.

Ja nisën të më vinin mesazhe pafund, që kishit nxjerrë skenën kur më ra të fikët.

Marr në telefon Donaldin, nuk ma hap.

Marr Romeon, as ai s’ma hap.

Marr ca njerëz në Top Channel dhe më thanë po të kanë nxjerrë skenën që të ka rënë të fikët.

Marr prapë në telefon, asnjëri në telefon”, u shpreh Fifi.

Tutje ajo ka sqaruar rastin në detaje.

“Nuk e dija fare që kishte nisur emisioni.

Nuk kisha mundësi ta shihja.

E kam menduar pjesën e familjes, njerëzve të mi, thashë ajo pjesa duhet të hiqet”, tha ajo.

Ata kanë realizuar edhe një skeç, teksa shihen duke “u përballur në gjyq”.

Fifi dhe Donaldi janë miq shumë të mirë mes vete, madje ata edhe një tatuazh të përbashkët – Filogyl.