Fifi: E kam djegë virusin

Pandemia Covid-19 vazhdon me rritje të rasteve në vendin tonë megjithatë kjo nuk po i ndalon këngëtarët  të mbajnë mbrëmje muzikore.

Këngëtarja Filloreta Raçi e njohur si Fifi mbrëmë ka qenë në qytetin e Ferizajit e cila ka mbajtur një mbrëmje muzikore për 13 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës.

Ajo publikoi një video në profilin e saj zyrtar në Instagram, dhe zbuloi atmosferën që ka qenë mbrëmë ku shihet një numër i njerëzve të pranishëm dhe ajo më e veçanta është se shihen pa  masa mbrojtese.

Ajo mori komente të shumta nga fansat e saj derisa një komentues i ka shkruar se a ka virus aty.

 “E kom djegë edhe virusin sonte, m’fal për modestin”, ka shkruar këngëtarja./Kosovarja/