Fifi hap zemrën në kohë karantine, flet edhe për dashurinë e saj të pamundur

Deri tani ne të gjithë e kemi njohur Fifin si këngëtaren me zërin unik, si tekstshkruesen e talentuar që ka shkruar me dhjetëra tekste për vete dhe për kolegët e saj, por po ashtu e kemi njohur edhe për natyrën e saj të hapur me publikun dhe ndjekësit.

Megjithatë, për jetën private Fifi ka folur fare pak, madje edhe shpesh kur ngacmohet nga të tilla pyetje, di të kalojë me diplomaci për të mos u ndalur tek ajo pjesë, të cilën e konsideron të shenjtë.

Ditëlindja i përkoi në kohë karantine, pak ditë me parë, por torta i erdhi enkas nga “E diela shqiptare”, që ftesën këtë herë ia bëri Fifit poshtë pallatit të saj.

Në një intervistë krejt ndryshe nga të gjitha herët, Fifi tha se karantinën nuk po e kalon me një stres kaq të madh, sepse ky stil jete nuk ndryshon shumë nga ai që ajo bën zakonisht: “Unë jam gjatë gjithë kohës shtëpi-studio, kështu që jam mësuar ta karantinoj veten.

E shumta, mund të zbres poshtë pallatit dhe të pi një kafe, por kaq është…” – tha këngëtarja.

E pyetur nëse ka shkruar tekste dhe muzikë gjatë kësaj periudhe, Fifi tha “po, disa”, por kur Arditi e pyeti pse në tekstet e saj shkruan më së shumti për dashuritë e pamundura, ajo ia ktheu: “Sepse momentalisht e pamundur është edhe imja…”

Më tej, Fifi rrëfeu se qan shpesh për dashurinë, madje pas orës 2 të natës, sepse nuk do që ta japë veten e të tregohet e dobët para njerëzve të tjerë.

Por ama dashurinë e saj e ka të shenjtë, aq sa nuk duron askënd të flasë për të, as të bëjë shaka me të: “Nuk është ish, është një njeri që ekziston akoma, por nuk dua që askush të flasë për të, as me shaka.

Ai ka vendin e vet.

Është i shenjtë….” – tha Fifi duke zbuluar kështu një pjesë të vetes – atë që e mundon më shumë dhe atë që e “përdor” në tekstet e saj magjike.

E kuptuat tani pse tekstet e Fifit kanë aq ndjenjë e brengë brenda tyre?