Fifi ju tregon ndjekësve se kur do të martohet

Një prej emrave më të dashur të skenës muzikore shqiptare është edhe Fifi, e cila numëron disa hite.

Këngëtarja së fundi është përgjigjur në pyetjet e fansave, të cilët donin të dinin më shumë rreth jetës së saj private dhe asaj profesionale.

Një prej ndjekësve i shkroi “Duam dasem me tpa me vello tbardh!!!, ndërsa Fifi ia ktheu “Paske me prit gat loqk”.

Për ndryshe, këngëtarja zbuloi se është duke përgatitur një projekt të ri muzikor, i cili pritet të publikohet shumë shpejt.

“Lezet” mban titullin kënga e fundit e Fifit, të cilën e solli në bashkëpunim me Remzie Osmanin, projekt që u prit mirë nga fansat.