Fifi në kërkim të vendit ideal për ta puthur Granitin, ka një problem

Granit Cana dhe Fifi janë dyshja më e komentuar në mediet rozë qysh kur u bënë pjesë e “Big Brother Vip”, shkruan GazetaBlic.

Ata kanë shprehur haptas pëlqimin që kanë për njëri-tjetrin, teksa Fifi po tregohet edhe xheloze.

Ilir Shaqiri në një bisedë me Fifin i sygjeroi një vend ideal për ta puthur Granitin.

“Brenda të dhoma e rrëfimit, sa del nga aty, është një pjesë errësirë, dhe aty mund ta bësh”, ka thënë Iliri, derisa Fifi ia kthen duke i thënë se e ka parë edhe atë pjesë.

Por që këngëtarja ka treguar se edhe aty ekziston një kamer e vendosur shumë lart.

Me sa duket, rrethimi me kamera anë e mbanë është një problem që Fifi t’i dhuroj puthje Granitit./Blic/