Fifi përlotet teksa flet për marrëdhënien me Granitin, detyrohet të ndërpresë lojën

Konkurentët duhet t’i drejtojnë njëri-tjetrit pyetje, përgjigjet e të cilave duhet të jenë të sinqerta.

Në bazë të kësaj performance publiku do mund të votojë në rrjetet sociale banorin i cili e kalon këtë sfidë sinqeriteti.

Këtë provë Graniti dhe Fifi e shfrytëzuan për të sqaruar edhe disa gjëra të pathëna njëri-tjetrit.

Graniti: Cili do ishte personi që do të doje të largohej nga kjo shtëpi.

Fifi: Veten sepse të kam mërzitur ty.

Fifi: Çfarë do të doje të ndryshoje nga kjo eksperiencë?

Graniti: Afërsinë me ty. Dashtë Zoti që këtej e tutje do kem mundësinë.

Disa minuta më pas Beatrix e pyeti sërish lidhur me debatin më të fortë të ditëve të fundit teksa Fifi u përgjigj:

“Graniti e dinte qendrimin tim që 10 ditë përpara por Fifi mbetet Fifi dhe i kam edhe unë ato problemet e mia unë i kam kërkuar shumë ditë përpara që të distancoheshim por ai nuk pranoi tani problemi im është që jam e lirë unë e dua shumë Granitin dhe do bëja gjithçka që të ishte i lumtur”.

Menjëherë pas kësaj përgjigjeje Fifi u përlot dhe e lënduar emocionalisht zgjodhi të ndërpriste lojën. Graniti, Iliri dhe Sabiani tentuan menjëherë ta qetësonin.