Fifi publikon duetin me Remzie Osmanin, në ditëlindjen e saj

Ashtu siç e kishte menduar e realizoi.

Në ditëlindjen e 26-të saj, Fifi ka publikuar projektin e saj më të ri në bashkëpunim me Remzie Osmanin.

“Lezet” është titulluar ky projekt i cili në klip paraqet festën e ditëlindjes së artistes ku të ftuar janë emra të njohur Young Zerka, Olsi Bylyku, Romeo Veshaj e shumë të tjerë.

Teksa kjo prurje është punuar nga Apollo me klip të Cinematic Albania.