Fifi tregon emrat e këngëtarëve që do t’i ftojë në dasmën e saj

Këngëtarja e dashur e publikut, Fifi, nuk ka asnjë plan të afërt për dasmë, por ama di emrat e këngëtarëve që do të ftojë në dasmën e saj të madhe, që do të jetë si koncert.

Herla: A do këndosh ti?

Nëse nuk këndon çfarë këngëtari do të ftosh në dasmë që të këndojë?

Alketa Vejsiu: Ti kë do të ftoje nëse do të dojë thjeshtë të nusëroje, por ti nuk je nga ato…

Fifi: Jo unë s’jam nga ato, unë do të jem me atlete edhe pse sot nuk jam.

Patjetër që në dasmën time do të ketë këngëtarë të ftuar, kam nja 4-5 që i kam të preferuar dhe i kam spikat që tani.

1 është Labinot Tahiri, 2 është Altin Shira, 3 Artiola Toska, 4 me shumë dashuri Remzije Osmani dhe 5 do doja shumë të ishte edhe…

Alketa Vejsiu: Muzikë moderne s’do ketë fare në dasmën tënde?

Fifi: Patjetër që do të ketë edhe moderne.

Alketa Vejsiu: Po nga modernet kë do të kemi aty?

Fifi: Nga modernet? Flori me çunat…

Alketa Vejsiu: S’mund të mungonte Flori, Flori s’mund të mungonte…

Fifi: Do marrim po ashtu Anxhela Peristerin, Valon Shehun nga Kosova, do të marrim Era Rusin do ta bëjmë të madhe fare, por këto janë vetëm disa se do ta bëjmë si tip koncerti…/tvklan.al