Filmi dokumentar ”Ferdonija”, një histori përtej vuajtjes e sakrificës

Filmi dokumentar ”Ferdonija” me regji të Gazmend Bajrit, tregon historinë e gruas më të fortë që njeh historia e lu, ftës së fundit në Kosovë.

Një nënë, fëmijet e burri i së cilës u vr, anë në mënyrë mizore.

Filmi është realizuar në vitin 2016.

Plot 16 vite pas luftës, e edhe pas 16 viteve frika, trauma, dhimbja e vuajatja vazhdojnë të jenë të freskëta në mendjen e vi, kti, mave të lu, ft, ës.

Ky film është shumë më shumë se një dokumentar 30 minutësh, ku si protatgoniste kryesore ka një grua jeta e së cilës ka përjetuar shumë vuajtje.

Ky 30 minutësh është jeta e vërtetë e Ferdonije Qerkezit.

Një rrëfim vizual ku dokumentari bardhë e zi tregon kujtimet e shtypura.

Vuajtjet e Ferdonijes vinin shpesh edhe nga rrethana të tjera, sikur të mos mungonte dhimbja për familjen e humbur.

Duket sikur kjo grua në shpirtin e saj, përveç dhimbjes, mban edhe mëkatet e gjithë njerëzimit, jo vetëm të atyre që ikën, por edhe të atyre që ende nuk kanë lindur.

Protokolli i saj shpirtëror sikur ecën mbi dy shina që nuk takohen kurrë: në njërën anë dhimbja dhe ngushllimi në deficit, kurse në anën tjetër poshtërsia që nuk njeh dhimbje.

Në këtë kontekst, po ta parafrazojmë Heraklitin, atëherë do të thoshim se këtu: të vdekurit janë bashkë në botë, kurse të gjallët janë veç.

Bashkangjitur gjeni linkun e filmit dokumentar ”Ferdonija” /KultPlus.com