Filterat e snapit e shndërrojnë Engjëllushen në tjetër person

Këngëtarja e njohur shqiptare Engjëllusha Salihu po vazhdon të mbetet shumë e kërkuar nga publiku.

Ajo u sigurua që të sjellë hite të shumta si me këngë solo po edhe bashkëpunimet me nënën Shyhreten të cilat pëlqehen shumë nga audienca shqiptare.

Përveç muzikës, Engjëllusha shpesh komentohet edhe për paraqitjet e saj të nxehta e provokuese, por edhe me ndryshimet që i bën në pamje.

Në “modë” padyshim që janë edhe filterat e aplikacioneve, të cilat shumica i përdorë për tu zbukuruar, e që as Engjëllusha nuk po i shpëton këtij trendi.

Në imazhin e publikuar së fundmi ajo aq shumë ndryshoi nga përdorimi i filterit saqë po duket si të ishte person tjetër, apo?/Kosovarja/