Web Analytics
BallinaSHOWBIZFiona Gllavica reagon pasi Naser Rafuna e fitoi betejën gjyqësore me RTK-në

Fiona Gllavica reagon pasi Naser Rafuna e fitoi betejën gjyqësore me RTK-në

Aktori i mirënjohur, Naser Rafuna, e ka fituar betejën gjyqësore me RTK- në, pas padisë nga televizioni publik i cili në lëndën ndaj gjykatës komerciale të Republikës ka kërkuar ndalimin e transmetimit të serialit “Çka ka shpija” në ekranin e Klan Kosova.

Kjo, me pretekstin absurd se seriali ishte prodhim i RTK-së, përkundër se nga dita e parë e transmetimit të këtij seriali, dihet ideatori dhe autori i tij.

Pas publikimit të vendimit të gjykatës që refuzon si të pabazuar kërkesën e RTK-së, ka reaguar edhe kolegia e tij dhe aktorja e këtij seriali, Fiona Gllavica.

Ajo e ka postuar në InstaStory vendimin e gjykatës duke e etiketuar aktorin Rafuna dhe duke iu përgëzuar këtij fakti duke e duartrokitur.

Shiko foton:

Rrjetet Sociale

Na ndiqni
613,801FansaPëlqeje
28,304NdjekësitNdjek
1,003NdjekësitNdjek

Të Fundit