Fisnik Ismaili: Boll o mu’t Hashim Thaçi veç Albini ia kalon

Ish-deputeti i PSD-së, Fisnik Ismaili ka shkruar në Facebook se në një mbledhje të partisë, gjatë kohës sa ishin në Vetëvendosje, Albin Kurti, lideri i LV-së, kishte deklaruar se Amerika nuk do që ata t’i fitojnë zgjedhjet, sepse rrezikon nisja e luftës së tretë botërore.

Ismaili ka shkruar se ai dhe disa persona ishin çuditur nga ky deklarim i Albin Kurtit.

“Pasha të dy djemtë që më jetojnë në Londër nuk po rrej.

Në atë mbledhje ka pasë edhe njerëz të tjerë që e dëshmojnë:

Pat thanë Albini “Amerika s’don me fitue Vetëvendosja, se rrezikon me u nisë Lufta e Tretë Botënore”.

Koxha do veta patëm metë tuj e kqyrë seri çka po flet”, kishte deklaruar ai.