Ka përfunduar martesa mes Fjolla Morinës dhe Fisnik Sylës, kështu ka konfirmuar për Indeksonline vetë Fisniku, i cili njoftoi se tashmë është beqar.
Fisniku tregoi që ndarja nuk ka ndodhur për ndonjë arsye konkrete, por pasi kanë parë që lidhja e tyre nuk mund të vazhdoj tutje.
“Asgjë e veçantë, vjen një kohë që njeriu e shef se nuk mund të vazhdohet me tutje”, tha ai për Indeksonline.
Ai shtoi se tashmë do të vazhdojnë rrugën vet, pa njëri-tjetrin, “Secili e vazhdon rrugën dhe jetën e vet”, përfundoi ai./Indeksonline/