Fitore Pacolli vendos çarshafin në “penthous-in” e saj: Zgjedhjet të mbahen në qershor

Disa qytetarë kanë nisur një kërkesë ku përmes ballkoneve të tyre po vendosin pankarta me mbishkrimin “Zgjedhje në qershor”, duke dale kundër formimit të qeverisë së re.

Edhe deputetja e Vetëvendosjes, Fitore Pacolli ka vepruar njejtë, ajo ka vendosur një çarshaf në ballkonin e “penthouse” , katin e fundit të banesës ku banon, duke thënë se po i bashkohet kërkesës së qytetarëve për zgjedhje të reja.

“Edhe unë po i bashkohem kërkesës së qytetarëve me çarshafe nëpër ballkone për zgjedhje në qershor.

Zgjedhje sepse vullneti i qytetarëve për ndryshim nuk tjetërsohet.

Vendos edhe ti një çarshaf, trego vullnetin tënd për zgjedhje të reja e jo vjedhje”, ka shkruar ajo.

https://www.facebook.com/photo.php?fbid=10220276492915245&set=a.2268227857946&type=3&theater

Ndërsa VV po kërkon zgjedhje të reja, mandatari për kryeministër nga LDK, Avdullah Hoti, tha sot se qeveria e re do të formohet shpejt. /Reporteri.net/.