Conor McGregor u rikthye në mënyrë sensacionale në oktagon.
Irlandezit iu nevojiten vetëm 40 sekonda për të fituar një duel në ring pas 15 muajsh mungesë, teksa mposhti rivalin e tij, Donald Cerrone në “T-Mobile Arena” në Las Vegas.
Por ky triumf nuk është pritur me pozitivitet te shumë tifozë të sportit të boksit.
Një prej atyre që e ka humbur turuan pas këtij dueli është një prej njerëzve më të ndjekur në rrjetet sociale, Dan Bilzerian.
Miliarderi që e shikojmë shpesh të rrethuar nga femrat, këtë herë e pamë të rrethuar nga shumë para, 1 milion prej të cilave vendosi t’i vendos në lojë.
Ai parashikoi fitoren e Cerrone në duelin me McGregor, rezultati i të cilët dihet tashmë.
Humbja ishte e madhe për Bilzerian, por që nuk ndikon shumë në xhepin e tij, me 39-vjeçarin që përllogaritet të ketë një pasuri kolosale.
Dan Bilzerian put over $1,000,000 on Donald Cerrone to beat Conor McGregor last night at #UFC246