Fjalët e fundit që i kishte thënë Agim Ramadani gruas së tij pak para se të nderronte jetë

Sot janë bërë 22 vjet nga rënia e luftëtarit dhe heroit Agim Ramadani, i cili gjatë luftës u dëshmua si strateg i lartë dhe udhëheqës i dashur për ushtarët.

Kjo është një pjesë të bisedës mes heroit Agim Ramadani drejtuar bashkëshortes së tij Shukrije Ramadanit, më 24 mars 1999 vetëm pak ditë para rënies së tij.

“Unë po e shoh lirinë dhe po ta uroj që tani!

Tash edhe me vd.ekë, s’më mbetet peng asgjë, ngaqë po e ndjej zërin e lirisë.

Më dhimbsesh që s’je këtu ta shohësh qiellin e përflakur dhe të kuptosh sa ngjyra të bukura ka liria”, i kishte thënë Agim Ramadani gruas.