Fjolla i qet bashkëshortit çaj rusi për ditëlindje

Duket se është një grua mjaftë e përkushtuar ndaj më të dashurve të saj.

Që kur bëri publike lidhjen me biznesmenin Fisnik Syla, ajo po tregohet një nuse e zonja, duke shërbyer me çaj të gjithë mysafiret.

E sot me rastin e ditëlindjes së bashkëshortit, ajo ndau një imazh të veçantë teksa bie në sy mbishkrim i saj.

“KUKESI LEGJENDAR, A po trrihet a po don çaj shpirt” shkroi këngëtarja duke e shoqëruar me emoji duke qeshur me lot.

Në prapavijë shihen çajnikët mbi shporet, ashtu siç e do zakoni.

Kështu po e tregon se dinë si të veproj, duke treguar aftësitë e saj si grua perfekte./Kosovarja/