Fjolla Morina: Ky virus na kujton se mbi këtë tokë jemi kalimtarë, se asgjë nuk është e përhershme

Gjatë kësaj kohe pandemie, jemi të obliguar të gjithë të qëndrojmë më të mbyllur, për t’iu shmangur sa më shumë turmave dhe vendeve me shumë njerëz.

Kjo situatë tashmë është shndërruar e njëjtë për të gjithë, ndërsa janë pezulluar edhe koncertet e artistëve shqiptarë.

Në një kohë të tillë, këngëtarja e njohur Fjolla Morina ka dhënë një mesazh, duke potencuar se ky virus bën të ditur se sa e rëndësishme është familja.

“Ky virus po na kujton sa të brishtë jemi.

Po na kujton se mbi këtë tokë jemi kalimtarë, se asgjë nuk është e përhershme..

As jeta”.

“Ky virus po na kujton se sa e rëndësishme është familja, miqësia, dashuria.

Të qenit bashkë. Se jeta është aq e gjatë sa edhe aq e shkurtër.

Ky virus nuk po na vret, po na mëson, po na kujton se sa e shtrenjtë është jeta dhe njerëzit, sidomos ata që kemi përzemër”, ka shkruar mes tjerash Morina.

Në bazë të raportimeve, deri më tani pesë persona janë të prekur nga coronavirusi në Kosovë.