Fjoralba Ponari: Do ta falja tradhëtinë por… 

Moderatorja Fjoralba Ponari ka hapur një pyetësor për fansat e saj në Instagram.

E pyetur nëse do e falte tradhëtinë apo jo, Fjoralba Ponari ka mbajtur qëndrimin e saj lidhur me këtë cështje.

“Për ta falur do ta falja, aq më tepër nëse në mes do të kishte fëmijë, por nuk do të mundesha kurrë të vazhdoja me të”, tregon ajo.

“Joshja e tundimi na rrotullohet të gjithëve, pa dallim gjinore, ama në logjikën time tradhëtia është proces që ti ja lejon vetes të ndodhë”, ka vijuar moderatorja e Portokallisë./Kryefjala/