Fjoralba Ponari ka një kërkesë për Jonida Maliqin

Moderatorja Fjoralba Ponari ka një kërkesë për këngëtaren, Jonida Maliqi.

Ajo ka publikuar në profilin e saj në “Instagram” një video kur Jonida Maliqi flet për të në programin “Ëndërrtjerrësit”.

Jonida thotë që ka dashur shumë që biondja simpatike ta zgjidhte kur ishte pjesëmarrëse në “The Voice Albania” edhe pse ajo zgjedhja e saj ishte Genc Salihi.

“Po të më zgjidhje mua do kishe shkuar në finale.

Ajo bëri një performancë shumë të bukur”, u shpreh Jonida në një nga episodet e “Ëndërrtjerrësit”.

Ne dimë që Jonida Maliqi është duke punuar për disa projekte muzikore të reja, kështu që një bashkëpunim me Fjoralbën mund te ishte shume interesant.