Web Analytics
BallinaSHOWBIZFlaka Krelani nis rrugëtimin muzikor në Amerikë, shfaqet kaq tërheqëse në imazhet...

Flaka Krelani nis rrugëtimin muzikor në Amerikë, shfaqet kaq tërheqëse në imazhet e fundit

Këngëtarja e njohur shqiptare, Flaka Krelani, ka tash e sa kohë që është zhvendosur përtej oqeanit.

Ajo u shpërngul në New York të Shteteve të bashkuara, me qëllim për të ndjekur ëndrrën amerikane.

Dhe duket se deri më tani Flaka ka bërë një rrugëtim të mirë atje, pasi ka filluar të jetë pjesë e organizimeve dhe komunitetit artistik në New York.

Këtë e ka bërë të ditur së fundmi vet artistja me prejardhje nga Gjakova, përmes disa fotografive të publikuara në rrjetin social Instagram.

Ajo ka pozuar me një fustan plot shkëlqim në ‘Cipriani 25 Broadway’.

Sallë e cila ndodhet në kuadër të Broadwayt të New Yorkut.

“Emocione të forta të shtunën, para-ndeja me një ekip të mrekullueshëm”, ka shkruar mes të tjerash Krelani në mbishkrimin e fotografive.

Mesa duket ky është një hap i vogël drejt një rrugëtimi të ri dhe të suksesshëm të Flakës në ShBA. /Telegrafi/

Shiko fotot:

Rrjetet Sociale

Na ndiqni
613,801FansaPëlqeje
28,304NdjekësitNdjek
1,003NdjekësitNdjek

Të Fundit