Web Analytics
BallinaSHOWBIZFlaka Krelani takohet me kryeministrin Kurti në New York

Flaka Krelani takohet me kryeministrin Kurti në New York

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, këto ditë ka qëndruar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, mes shumë prej vizitave të tij zyrtare, shefi i Qeverisë së Kosovës ka pasur rastin të takohet edhe me komunitetin shqiptar në Amerikë.

Në një ndejë të organizuar në Manhattan të New Yorkut me shqiptarët që jetojnë atje, Kurti është takuar nga afër edhe me rock-këngëtaren Flaka Krelani, ka qenë kjo e fundit ajo e cila ka ndarë në llogarinë e saj zyrtare në Instagram, disa fotografi nga takimi me kryeministrin e Kosovës.

“Me shkëlqesinë e tij, Z. Kurti”, shkroi këngëtarja me origjinë nga Gjakova në mbishkrimin e këtyre fotografive të ndara me afro 90 mijë ndjekësit e saj në Instagram, Flaka përndryshe ka tash e dy vite që është shpërngulur nga Kosova në New York të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Ajo ka shkuar atje me synimin për të realizuar ëndrrën amerikane, gjersa qysh prej largimit të saj, fansat e Krelanit nuk kanë pasur mundësinë që të shijojnë një projekt të ri muzikor nga ajo, pasi ende nuk ka publikuar diçka të re. /Telegrafi/

Rrjetet Sociale

Na ndiqni
613,801FansaPëlqeje
28,304NdjekësitNdjek
1,000NdjekësitNdjek

Të Fundit