Web Analytics
BallinaSHOWBIZ“Flemë në dhoma të ndara”/ Ilda Beljeri zbulon detaje nga partneri i...

“Flemë në dhoma të ndara”/ Ilda Beljeri zbulon detaje nga partneri i saj dhe tregon si ka ndryshuar jeta pas ardhjes së vajzës

Moderatorja Ilda Bejleri e ka ruajtur me fanatizëm partnerin e saj nga syri publik.

‘Panorama Plus’ mësoi disa kohë më parë se se ajo po shijon prej kohësh një romancë me një biznesmen me profil të ulët publik dhe kjo është arsyeja pse nuk e ekspozon.

E ftuar në “Goca dhe Gra”, Ilda zbuloi detaje nga jeta e saj private dhe mëmësinë.

Prezantuesja zbuloi se pasi ka ardhur në jetë vajza ajo dhe partneri i saj flejnë në dhoma të ndara.

“Unë ia thashë partnerit direkt sapo e zbulova se jam shtatzënë, ka qenë një periudhë shumë e bukur, e kemi zbuluar shumë bukur.

Vajzat janë shoqe shumë të mira, janë speciale.

Emrin ia kam vënë unë, po shihja një film dhe më pëlqeu se si tingëlloi Siena.

Pjesa më e vështirë janë ditët e para dhe muaji i fundit.

Sa ja merr dorën është vështirë, pastaj është më thjeshtë.

Natën qëndroj vetë, pjesa më e vështirë, marrëdhënia nuk ka ndryshuar, vajza fle në dhomë vetëm dhe unë fle me të, më mirë një pa gjumë se sa të dy”– rrëfeu moderatorja.

Shpesh herë Ilda është përfolur për lidhje me futbollistë, gjithashtu dhe partnerin e saj aktual e bënë të tillë por moderatorja i hodhi poshtë të gjitha aludimet dhe theksoi se partneri i saj nuk ka fare lidhje me futbollin.

“Nuk mund të them kurrë që s’mund të jem në një lidhje më një futbollistë.

Por nuk e di pse gjithmonë duan të më lidhin me ta, nuk ka lidhje profesioni, por njeriu që do zgjidhja, partneri im aktual nuk është futbollist”-tregoi ajo./Panorama/

Rrjetet Sociale

Na ndiqni
613,801FansaPëlqeje
28,304NdjekësitNdjek
1,000NdjekësitNdjek

Të Fundit