Flet e dashura e Kledit të BBV: nuk e shohë me aq dëshirë

Diten e djeshme ne Shqiperia Live ka qene ne lidhje me skype partnerja e Kledit, e cila jeton ne Gjermani.

Ajo ka thene:

“Big Brother është diçka e re, është një eskperiment i ri.

Natyrisht që ai është larg nga familja, nga njerzit e dashur.

Një respekt i madh për mua që ka ecur aq mirë, është shumë i dashur.”-tha ajo.

Ajo u pyet se si është ndjerë kur ai ka masazhuar vajzat dhe kur ai u përgjigj ‘No Comment’ për statusin e tij nëse është single apo në lidhje ajo tha:

“Nuk e shoh me aq dëshirë të madhe, natyrisht, por ai është Kledi, është i dashur, më i dashur seç duhet, por nuk jam xheloze për këtë, sepse e di se si është Kledi.

Ne kemi 6 vjet bashkë.

Për mua është shumë korrekte që ai nuk flet për jetën private.”