Flet menaxheri i VIP-ave: “Nora Istrefi më nxorri me humbje…” 

Alesio Aliaj ish modeli dhe menaxheri i njohur ka folur në lidhje shumat që këngëtarët marrin nëpër koncerte.

Në një lidhje me Skype për “Shqipëria Live” ai tha se ka marrë shumë këngëtarë shqiptarë në Australi dhe me disa prej tyre ka dalë me humbje, Alesio njiher si i vetmi menaxher që e futi Shqipërinë në hartën e koncerteve në Australi.

”Nora s’ka hite, unë i bëra një favor tur menaxherit të saj, Enis Fetahut.

E mora Norën në periudhën kur ishte festa e pavarsësisë së Kosovës, për ti bërë nder dhe humba lekë nuk fitova”, ka thënë Alesio për këngëtaren nga Kosova.

Kur vjen në Australi duhet të kesh të paktën mbi 1 orë materiale në skenë, është shprehur Alesio duke shtuar se shumë këngëtar nuk kanë as 30 minuta line-up në skenë.

Ai ka folur edhr për Era Istrefin duke e konsideruar talent si dhe ka thënë se ne janar do të marrë në Australi Elvana Gjatën.