Flet presidenti Thaçi pas intervistimit nga Gjykata Speciale

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka përfunduar ditën e katërt të intervistimit në Zyrën e Prokurorisë Speciale në Hagë.

Edhe sot, Thaci është intervistuar për rreth 6 orë.

Intervistimi i tij sot ka filluar në orën 14:00, megjithatë, as sot para se të hynte në prokurori presidenti nuk foli para mediave.

Presidenti pranoi ftesë nga Specialja, pas publikimit të propozim aktakuzës më 25 qershor.

Zyra e Prokurorit Special publikoi aktakuzën për Thacin, kryetarin e PDK’së, Kadri Veseli, dhe nëntë anëtarë tjerë të UÇK’së emrat e të cilëve nuk u bënë të ditur.

Presidenti kishte deklaruar se në momentin kur të njëjtit t’i konfirmohet aktakuza nga Specialja do ta lirojë pozitën e presidentit.

https://www.facebook.com/gazetablic/videos/562454741098166/?t=0