Flet qytetari që e akuzoi Bulliqin: Më kapi për krahu dhe më…

Policia e Kosovës sot ka bërë të ditur se janë duke e hetuar rastin ku pretendohet se kryetari i komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka su.lmuar f.izikisht një qytetar.

Ramadan Zymberi, zyrtari për shërbime publike në komunën e Podujevës, i cili e ka bërë denoncimin, në një lidhje direkte në Info Magazine në Klan Kosova, ka pohuar që kërcënimi dhe s.ulmi f.izik nga kryetari Bulliqi ndaj tij ka ndodhur.

Ai ka treguar që ka shkuar në QKMF për të marrë autoambulancën për nënën e tij.

“Më kapi për krahu dhe më s.ulmoi.

Kërcënimi dhe s.ulmi fizik ka ndodhur.

Janë kamerat aty që mund t’i shohim, por për shkak të procedures që rrjedhë për rastin nuk dua të flas më shumë”.

“Bulliqin e kam pasë bashkëpartiak, nuk kam asgjë personale me të.

E kam denoncuar rastin dhe policia do të merren.

Me siguri ka ndikuar politika”.

Ndryshe këto akuza janë mohuar nga kryetari i komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, i cili thotë që këto pretendime janë të pavërteta dhe po bëhen për të dëmtuar reputacionin e tij si kryetar i Komunës dhe subjektit në prag të zgjedhjeve./klankosova