Flitet se janë të lidhur, reperi i famshëm shpreh publikisht pëlqimin për Loredanën

Loredana prej disa kohësh është përfolur se është në një lidhje me reperin gjerman, Zuna, i cili është me origjinë libaneze.

Dyshja e festuan së bashku Shën Valentinin dhe shumë e morën si një konfirmim se ata janë bashkë.

Ndërkaq, Loredana së fundmi ka bërë një ndryshim në pamje.

Reperja ka prerë flokët me baluke dhe është komplimentuar shumë nga ndjekësit e saj.

Por një prej personave që nuk ka ngurruar ta komplimentojë, ka qenë Zuna.

Reperi ka komentuar disa emoji me flakë tek fotoja e reperes, duke treguar haptazi pëlqimin që ka për të.