Flori: Lëni shakat në rrjete sociale, situata është serioze

Flori Mumajesi këto ditë vazhdimisht me anë të disa postimeve ka apeluar për të qëndruar brenda.

Këngëtari, me anë të një postimi në Inasagram, së fundi apeloi që të lihen me një anë shakatë, ngase situata është serioze.

Mendoj se nuk duhet të vazhdojmë as me shaka të bëjmë sfida në rrjete sociale se sa e mërzitshme dhe e padurueshme është të qëndrosh në shtëpi, duke numëruar ditët në një situatë si kjo!

A mos duhet të bëjmë të kundërtën?

Thjesht mendim është mos u mërzisni!

Po që të mos na detyrojnë as policia e as ushtria ta vlerësojmë jetën!

Le të veprojmë ndryshe vet ne, duke i treguar jo vetëm atyre, por të gjithë botës që gjithmonë na ka parë nga lart si një popull i vështirë, se nuk e shohim më si një lojë dhe se familja jonë e përbashkët ështv gjëja më e shtrenjtë që kemi!”, shkruan në postimin e Florit.

Ai e përmbylli mesazhin me fjalët “Duke nisur nga vetja… NGA UNË I PARI💔
Zoti qoftë me ne🙏”.