Foshnja e porsalindur rezulton pozitiv për koronavirus, në Londër

Një foshnje e porsalindur raportohet se është diagnostikuar me koronavirus në Londër , duke u bërë vik.tima më e re e pandemisë.

Nëna e fëmijës dyshohej se ishte me atë virus ditë më parë, dhe thuhet se ajo e mësoi gjendjen e saj menjëherë pas lindjes.

Mjekët tani po përpiqen që të përcaktojnë se si foshnja doli me sëmundjen e ngjashme me Sars, qoftë përmes barkut, apo gjatë lindjes.

Nëna tani po trajtohet në një vend më të specializuar, ndërsa fëmija gjendet në një spital tjeter.

Një burim i tha The Sun se stafi që ishte në kontakt më të dy pacientët është këshilluar që të izolohet.

Numri zyrtar i personave të diagnostikuar me koronavirus në Mbretërinë e Bashkuar u rrit në 208, me 11 vde.kje./Indeksonline/