Fotografitë para dhe pas koronavirusit tregojnë efektet në ndotjen e ajrit

Niveli i ndotjes së ajrit në disa nga qytetet më të ngarkuara në botë ka rënë ndjeshëm me raportet e kafshëve që lëvizin në rrugë boshe.

Fotografitë e disa prej destinacioneve më të njohura turistike në botë para dhe pasi njerëzit u futën në izolim tregojnë se rënia e niveleve të ndotjes është e dukshme.

Në disa vende, ndotja e ajrit është ulur jashtëzakonisht shumë, në Kinë është ulur 25% dhe Sidnei në Australi 65%.

Në vitin 2019, New York Times zbuloi se India ishte shtëpia e 14 prej 20 qyteteve me ajrin më të rrezikshëm në botë.

Por pasi Presidenti i Indisë Ram Nath Kovind urdhëroi mbi një miliardë njerëz të saj të qëndrojnë në shtëpi, ajri i New Delhi është pastruar.

Një profesor në pension i tha New York Times: “Unë shikoj qiellin mjaft shpesh dhe kënaqem në kaltërsinë e tij nga izolimi”.