Fotoja e fundit ngre dyshimet tek ndjekësit, a është rikthyer Kejsi me Stresin?

Stresi dhe Kejsi kanë qenë gjithmonë në qendër të mediave rozë për shkak të raportit të tyre të shumë komentuar.

Disa muaj më parë artisti pohoi se ishin në një fazë pushimi, ndërsa e dashura e tij u largua për në Canada.

Gjatë kësaj periudhe Kejsi ka treguar se gëzon një marrëdhënie shumë të mirë me prindërit e Stresit, të cilët nuk ka nguruar as t’i urojë për ditëlindje.

Megjithatë pas këtij raporti të shfaqur edhe në rrjetet sociale, ajo çfarë ka rënë në syrin e ndjekësve ka qenë postimi më i fundit i Kejsit në llogarinë e saj në ‘Instagram’.

Ajo ka publikuar një foto ku shihet se në të dyja duart mban unazën me diamant, duke i konfuzuar ndjekësit nëse është rikthyer apo jo me Stresin.

“Se një femër duron shumë”, ka shkruar Kejsi krah postit më të fundit, shoqëruar me një emoji muzike.

Nuk dihet nëse kjo është një shenjë se dyshja është rikthyer sërish bashkë, megjithatë kjo pritet të zbulohet në ditët në vazhdim nga vetë ata.