Fotoja që i pikëlloi të gjithë, flet protagonisti i saj

Emocionet dhe pikëllimin që e përcjellnin sytë e tij, ka bërë që pikërisht Xaja Mustafa, atë kohë 33 vjeç.

Është personi i cili me ngulim të madh i rezistoi forcave serbe, duke i mbrojtur fotografitë e fëmijëve të tij me çdo kusht.

Për emisionin Gjesi, ai ka rrëfyer se si ndodhi e gjithë historia e kësaj fotografie.

Gjatë periudhës, Mustafa kaloi një periudhë në burg.

Por pasi doli nga burgu, forcat serbe Mustafën bashkë me të tjerët që ishin aty, ia grisën dokumentet që kishin.

Edhe fotografinë e fëmijëve të tij ia morën dhe ia hodhën.

Po me këtë fakt nuk pajtohej Mustafa, dhe me cdo kush insistonte t’i merrte ato fotografi.

E pas gjërave qe kaloi ia doli që fotografitë e fëmijëve të tij, të cilat i kishte realizuar për pasaportat e tyre, t’i marrë.

Mes lotësh, Mustafa tregon se si pas gjashtë muajve u takua me fëmijët dhe familjen e tij.

E këto fotografi, ai i ruan në sirtartin më të mirë që ka, njëjtë si atë kohë./Express/