Franca dhe Spanja i afrohen rihapjes së futbollit

Futbolli francez është gati të rihapë dyert e stadiumeve për të rinisur sezonin edhe pse pa tifozë, natyrisht.

Në adresën zyrtare, Liga e Futbollit Francez ka publikuar protokollin që të federuarit duhet të ndjekin për t’u kthyer në aktivitetin agonistik.

I zhvilluar nga Emmanuel Ohrant, drejtori mjekësor i Federatës, bashkë me komisionin mjekësor të federatës dhe mjekët e klubeve profesioniste, ky protokoll parashikon në veçanti që futbollistët të kthehet në qendër të stërvitjes nga 11 maji, për të zhvilluar testime totale (kardiologjike, virologjike dhe psikologjike); më pas do të monitorohet çdo gjë dhe do të mblidhet Asambleja e Ligës.

Javier Tebas, presidenti i Federatës Spanjolle të Futbollit, në një videokonferencë me forumin virtual “Adea Conecta”, ka shpalosur strategjinë që organi i tij duhet të ndjekë në mes të pandemisë në mënyrë që të rifillojë futbolli sërish në Spanjë.

Numri “1” i federatës shpjegoi pesë fazat që futbolli spanjoll duhet të respektojë dhe ka sqaruar se kompeticionet do të rifillojnë dhe do të mbarojnë në kohë.

“Industria e Sportit gjeneron 1.37% të prodhimit të vendit dhe gjeneron 180 mijë vende pune.

Nëse nuk mbyllim kampionatin humbjet ekonomike do të jenë 1 miliardë euro kurse me dyer të mbyllura rreth 300 mln euro”.

“Deri në 27 maj nuk do të ketë asnjë vendim! Sakaq, më duhet të them që protokolli që kemi përgatitur është rigoroz dhe nuk duhet të gabohet nga asnjë klub, sepse rrezikohet që më pas t’I themi fund kampionatit.

Stërvitjet, udhëtimet e ekipeve, grumbullimet, testimet e kështu më radhë”.

“Deri në dhjetor do të luajmë pa tifozë, kjo është e sigurtë”.