Françeska Jaçe: Dua të vetë-izolohem në Maldive

Bukuroshja e popullarizuar shqiptare, Françeska Jaçe, ka shumë fansa në rrjetet sociale dhe vetëm në Instagram numëron 309 mijë njerëz.

Ajo publikon foto dhe video të ndryshme, teksa së fundmi ka dhënë një koment lidhur me ngjarjet e fundit në Shqipëri- aty ku deri më tani janë raportuar mbi 38 raste.

E njëjta ka publikuar një foto në InstaStory dhe thotë se dëshiron të vetë-izolohet në ishujt luksozë, Maldive.

“Dua të vetë-karantinohem këtu, Maldive”, ka qenë përshkrimi sipër fotos së realizuar në një prej ishujve më të pëlqyer në botë.

Ndërkohë, nga sot u njoftua se Shqipëria do të izolohet totalisht.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka bërë të ditur se kufiri tokësor i Shqipërisë do të jetë i hapur vetëm për transport mallrash.

Jaçe në anën tjetër cilësohet të jetë njëra prej bukurosheve më të pëlqyera e më të kërkuara në tregun shqiptar.