Frigoriferin e ka bosh, e moshuara: Mbesa qan se do bukë, s’kam çfarë t‘i bëj

Shqiptarët janë në ditë të vështira.

Shumica kanë mbetur pa punë.

Disa kanë pak kursime, disa ndodshta edhe nuk kanë fare kursime për të kaluar këtë periudhë të vështirë.

E tillë është edhe historia e Fatime Gashit nga Durrësi.

Kjo grua në një shtëpi me qira në zoën e plazhit në Durrës.

Gruaja thotë se nuk i japn më as më listë, pasi ka shumë për të paguar.

As para borxh nuk i japin.

Halli i saj më i madh është mbesa e vogël.

Për ‘abc news’ ajo ka thënë:

Vajza qan se do me ngrënë.

Nuk kam çfarë t‘i bëj.

Në dyqane ajo ka lista të gjata me borxhe dhe për shkak të kësaj refuzojnë t’i japin borxh.

Më pas ka thënë:

Paguaj qiranë 160 mijë lekë.

Më ka vdekur burri para 20 vjetëve, kam dy fëmijë, një djalë dhe një vajzë.

Unë jam vetëm me rrogën e çunit, paguan qiranë.

Paguajmë edhe një kredi që kemi marrë për vajzën, se e kemi pas 6 muaj në allçi.

Jam në një gjendje shumë të vështirë ekonomike, nuk kam asnjë të ardhur, vetë jam pa pension, ndihmë ekonomike s’marr fare, vetëm me rrogën e çunit.

Të paguaj qiranë apo kredinë.

Edhe bukë nuk e kam brenda.

Në shtëpinë e saj frigoriferin është bosh.

Ajo i bën thirrje shtetit që ta ndihmojë në këto ditë të vështira.