Fryrja e barkut tregon shumë për shëndetin tuaj.

Problemet shëndetësore mund t’i kuptoni nga fryrja e barkut.

Fryrja e barkut është një nga gjendjet më të shpeshta të shumë prej nesh, ku 10-30% e popullsisë botërore vuajnë sistematikisht prej saj.

Menstruacionet ose konstipacioni janë vetëm disa nga shkaqet kryesore, por nëse situata në fjalë nis e bëhet kronike, pas saj mund të fshihet diçka edhe më e rëndë.

Ndër problemet shëndetësore që mund të paralajmërojë barku i fryrë janë:

Problemet me mëlçinë, që mund të shkaktohen nga alkooli, hepatiti C apo kanceri.

Sëmundja inflamatore e zorrëve (IBD), e cila është një gjendje që prek kryesisht zorrën e trashë dhe mund të shkaktojë diarre, dhembje barku dhe madje edhe fryrje.

Diverticulitis është inflamacioni i qeskave të vogla të quajtura diverticula që zhvillohen përgjatë mureve të zorrëve.

Një tjetër shkak mund të jetë kanceri në pankreas, stomak, zorrën e trashë, mitër dhe vezore.

Stresi-shëndeti mendor është drejtpërsëdrejti i lidhur me gjendjen në fjalë.

Infeksioni urinar, i cili shkakton urinim të shpeshtë, fryrje dhe dhembje barku.