FSK në veri, dërgon tenda për stafin shëndetësor

Komandanti i përgjithshëm i FSK-së, Rrahman Rama, ka folur për mobilizimin e ushtrisë së Kosovës në rast se kërkohet nevoja për tu përballur me koronavirusin.

Gjatë një bisede në Frontal, Rama ka treguar se edhe në këtë fazë FSK është angazhuar t’u ofroj mbështetje institucioneve të Kosovës kur vendi ndodhet para një gjendje të jashtëzakonshme.

Rama ka thënë se FSK ka qenë edhe në veri për t’i mbështetur ekipet mjekësore në dy pikat kufitare.

“Në të njejtën kohë edhe në pjesën veriore kemi dërgu dy kontinjerë.

Qëllimi ka qenë që mjekëve t’u ofrojmë kushte për punë.

I kemi dërgu në dy pikat kufitrare në bashkëpunim me KFOR-in”, ka thënë Rama duke qartësuar se FSK i ka lënë pajiset në bazën e KFOR-it e më pas ata i kanë dërguar në vendet e destuara.

Pos tjerash, Rama ka komentuar edhe takimin e sotëm me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin, derisa ka folur edhe për situatën e jashtëzakonshme që mund të shpallet në vend.

“Në trendin që jemi, nuk ka nevojë për gjendje të jashtëzakonshme, por ne (si FSK) nuk kemi asnjë problem për t’u përballur edhe nëse kjo ndodhë”, ka thënë Rama.