Web Analytics

Fundjava me diell, shi e shkarkime rrufesh

Nga: InfoKosova

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se të shtunën në Kosovë do të mbajë mot me diell dhe vranësira të cilat do të shoqërohen me reshje shiu dhe shkarkime rrufesh.

IHK njofton se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 9-12 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 24-27 gradë Celsius.

Do të fryjë erë e lehtë dhe lokalisht e fortë nga drejtimi i perëndimit dhe jugperëndimit.

IHK për të dielën thotë se do të mot i ndryshueshëm, i vranët dhe me intervale me diell.

Vranësirat vende-vende parashihen të sjellin reshje shiu.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10-13 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 23-26 gradë Celsius.

Do të fryjë erë kryesisht nga juglindja e lehtë deri mesatare. /Telegrafi/

RRJETET SOCIALE

630,503FansaPëlqeje
28,010NdjekësitNdjek
992NdjekësitNdjek
0AbonentëAbonohu

Të FUNDIT