Fuqia e çuditshme e “syrit të keq”

Kur vjen fjala te shmangia e forcave mistike e keqdashëse të botës, ndoshta nuk ka bukuri më të njohur e më të pranuar se “syri i keq” – imazhi goditës i syrit të kaltër të kobaltit.

Për të kuptuar origjinën e syrit të keq, duhet së pari të kuptojmë dallimin mes amuletit dhe vetë syrit të keq.

Megjithëse shpesh quhet “syri i keq”, amuleti okular është në të vërtetë bukuria që ka për qëllim të shmang syrin e vërtetë të keq: mallkimin që transmetohet me shikimin e syrit dashakeqës, shpesh i frymëzuar nga zilia.

Ndonëse amuleti – shpesh i referuar si nazar – ka ekzistuar për mijëra vjet, mallkimi që largon është shumë më i vjetër dhe më i vështirë për t’u gjetur

Në thelb, mallkimi i syrit të keq nuk është një koncept i komplikuar; rrjedh nga besimi se dikush që arrin sukses ose famë të madhe tërheq zilinë e atyre që e rrethojnë.

Kjo zili, nga ana tjetër, shfaqet si një mallkim që do të prishte fatin e tyre të mirë.

Koncepti është kapur mirë nga Heliodorusi i Emesë në romancën e lashtë greke “Aetiopika”, në të cilën ai shkruan:

“Kur dikush e shikon atë që është i shkëlqyeshëm me një sy ziliqar, e mbush atmosferën përreth me një cilësi të dëmshme dhe transmeton mjegullën e tij të neveritshme në çdo gjë që është afër tij”.

Besimi në këtë mallkim përfshin shumë kultura dhe gjenerata.

Deri sot, një nga përmbledhjet më të shumta të legjendave në lidhje me syrin e keq është vepra “The Evil Eye: The Classic Account of an Ancient Superstitio” e autorit Frederick Thomas Elworthy.

Ai analizon shembujt e simbolit në disa kultura.

Dhe, pa marrë parasysh konotacioneve pagane, atë e gjen edhe brenda teksteve fetare, përfshirë Biblën dhe Kur’anin.

Besimi në sy të keq ka tejkaluar supersticionin, pasi mendimtarë të famshëm e dëshmojnë vërtetësinë e tij.

Një nga shembujt më të spikatur ishte filozofi grek Plutarku, i cili në veprën e tij “Simposiak” sugjeron një shpjegim shkencor: syri i njeriut kishte fuqinë të lëshonte rreze të padukshme të energjisë të cilat në disa raste ishin mjaft të fuqishme për të vrarë fëmijë apo kafshë të vogla.

Për më tepër, Plutarku pohon se disa njerëz posedonin aftësi më të forta për të magjepsur.

E, ata që janë më të aftë në dhënien e mallkimit janë me sy të kaltër, ndoshta pse janë të rrallë në gjenetikën e Mesdheut!

Megjithëse teoria se disa kanë shikim më të fortë për të shkaktuar dëm është e zakonshme në njohjet tona për syrin e keq, jo të gjithë e lidhin fuqinë me vullnetin e keq.

Disa kultura e shohin aftësinë për të dhuruar mallkim si barrë fatkeqe, një mallkim në vetvete.

Për shembull, Elworthy i referohet një përrallë polake që tregon për një njeri, shikimi i të cilit ishte një bartës i tillë i fuqishëm i mallkimit, sa që vendosi t’i hiqte sytë e jo të vazhdonte të përhapte fatkeqësi për të dashurit e tij.

Me një besim kaq të zjarrtë dhe të përhapur se shikimi ka fuqinë për të shkaktuar fatkeqësi katastrofike, nuk është çudi që njerëzit e qytetërimeve të lashta kërkonin një mjet për ta larguar atë, gjë që çoi në versionet më të hershme të amuletit nazar.

“Versioni më i hershëm i amuletit të syrit daton në vitin 3,300 p.e.s.”, thotë Nese Yildiran, profesor i historisë së artit në Universitetin Bahçeshehir të Stambollit.

“Amuletet ishin gërmuar në Tell Brak, një nga qytetet më të vjetra të Mesopotamisë – Sirisë moderne.

Ishin në formën e disa idhujve abstraktë të alabastrit me sy të gdhendur”!

Derisa idhujt e alabastrtit të Tell Brakut duken të jenë një nga amuletet më të vjetra të syve të zbuluara, ato janë larg pamjes tipike të qelqit të kaltër që njohim sot, versionet e para të të cilit në Mesdhe dalin rreth vitit 1,500 p.e.s.

“Rruazat prej xhami të ishujve të Egjeut dhe Azisë së Vogël ishin drejtpërdrejtë të varura nga përmirësimet në prodhimin e xhamit”, shpjegon Yildiran.

“Sa i përket ngjyrës së kaltër, ajo vjen nga balta e lustruar egjiptiane, që përmban përqindje të lartë të oksideve; bakri dhe kobalti japin ngjyrën e kaltër kur piqen”.

Yildiran i referohet Syrit të kaltër të Horusit të gërmuar në Egjipt, duke shtuar se në një farë mënyre mund të shihen si paraardhës më me ndikim të nazarit modern.

Sipas Yildiranit, fiset e hershme turke kishin magjepsje të fortë me këtë nuancë të kaltër, për shkak të lidhjeve të tyre me hyjninë e qiellit, Tengri, për çka me gjasë kooptuan përdorimin e kobaltit dhe bakrit.

Syri i kaltër u përhap te fenikasit, asirianët, grekët, romakët dhe ndoshta më së shumti te osmanët.

Megjithëse përdorimi ishte më i koncentruar në Mesdhe dhe Levant, përmes tregtisë dhe zgjerimit të perandorive, rruazat e syve të kaltër gjetën rrugën në të gjitha qoshet e globit.

Ajo që është më interesante për syrin e keq nuk është jetëgjatësia e saj, por fakti që përdorimi ka devijuar shumë pak gjatë rrjedhës së mijëvjeçarëve.

Ne ende e vendosim syrin e keq në anët e aeroplanëve, në të njëjtën mënyrë siç egjiptianët dhe etruskët e pikturonin syrin në anije për të siguruar kalimin e sigurt.

Është ende një traditë në Turqi për të sjell një sy të keq te foshnjat e porsalindura, duke i bërë jehonë besimit se fëmijët e vegjël janë më të ndjeshëm ndaj mallkimit.

Simboli që ka kapërcyer kufijtë – kulturorë, gjeografikë apo fetarë – është mbetje nga agimi i civilizimit, që është kthyer në disa nga besimet më të rezistuese të njerëzimit.

Të mbash një amulet pa ndonjë njohuri të tilla, jo vetëm që mund t’i bëjë aftësitë e tij mbrojtëse të padobishme, por të shkaktojë një mallkim edhe më të fuqishëm… natyrisht, nëse kjo është diçka që besoni!